Ndërlidhjet

Caktojnë kreun e ekzekutivit të parë


Hamdei Xhebali nga partia islamiste Ennahda do të jetë kryeministri i radhës i Tunizisë-kjo, bazuar në një marrëveshje ndërmjet tri partive kryesore të shtetit, bën të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Abdelvaheb Matar, një zyrtar i lartë i Partisë Republikane në Kongres, tha se partitë janë pajtuar gjithashtu që aktivisti dhe politikani opozitar, Moncef Marzuki, të bëhet presidenti i ardhshëm i shtetit.

Tunizia mbajti, në muajin e kaluar, zgjedhjet e para demokratike-nëntë muaj pas rrëzimit nga pushteti të diktatorit, Zine El Abidine Ben Ali.

Zgjedhjet tuniziane ishin të parat që erdhën si rrjedhojë e Pranverës Arabe.
XS
SM
MD
LG