Ndërlidhjet

Flet për detajet e vrasjes së komandantit të lartë


Një i afërm i komandantit kryesor të Gardës Revolucionare që u vra gjatë javës së kaluar u tha agjencive iraniane të lajmeve se vëllau i tij ka vdekur gjatë testimit të një rakete ndërkontinentale.

Anëtari i gardës, Mohamad Tehrani Mogadam, i tha gazetës shtetërore “Iran” se vëllau i tij, Hasan Tehrani Mogadam, të jetë vrarë në “fazën finale të testimeve” të programit raketor.

Mogadam ishte vrarë përkrah 20 të tjerëve gjatë shpërthimit në një objekt ushtarak në Teheran më 12 nëntor.
XS
SM
MD
LG