Ndërlidhjet

Skeptikë për njohje


Gjatë konferencës ndërkombëtare "Gërmia Hill"...
Gjatë konferencës ndërkombëtare "Gërmia Hill"...
Pothuaj katër vjet pas pavarësisë, Kosova është pranuar nga 85 shtete, ndërsa kërkon një njohje të shpejtë nga pesë vendet e BE-së. Për këtë Ministria e Punëve të Jashtme ka ftuar përfaqësues të shoqërisë civile nga këto shtete në konferencën “Gërmia Hill”, ku u diskutuan problemet panevropiane.

Por, gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile nuk kanë munguar as nga Rusia, që njihet si kundërshtarja e ashpër e pavarësisë në pothuaj çdo mekanizëm ndërkombëtar. Dhe kjo gjë pohohet edhe nga gazetari rus i Radios Komersant, Konstantin von Egert, i cili tha se duhet një punë gjigante për të ndryshuar qasjen e Rusisë karshi Kosovës.
Nuk mendoj se ka shanse që Kosova të njihet në të ardhmen e afërt nga Rusia.


Nuk mendoj se ka shanse që Kosova të njihet në të ardhmen e afërt nga Rusia. Kjo kërkon ndryshime masive në qëndrimin e politikës së jashtme të Rusisë dhe në politikën e brendshme, që në thelb e sheh perëndimin si konkurrencë. Ngjarjet e vitit 1999, kur perëndimi ushtroi fuqinë për të bërë diçka, në Rusi ende shihen si të padrejta. Mendoj se shumë gjëra do të varen edhe nga zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në relacionet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësinë e Rusisë që ta shohë perëndimin më tepër si partner sesa si kërcënim, apo konkurrencë”, i tha Radios Evropa e Lirë, Egert.

Sipas tij, në opinionin publik rus mbretëron ideja se ngjarjet e ’99-s, kur NATO intervenoi për të shmangur spastrimin etnik të shqiptarëve nga ana e regjimit serb të Sllobodan Millosheviqit, ishin të padrejta dhe se pavarësia e Kosovës ishte e gabuar.

Egert tha që beson se vetëm një përmirësim i raporteve Kosovë- Serbi do të mund të ndryshonte qasjen ruse karshi shtetit të ri.

Por, ç’e bën Spanjën të jetë kundërshtare e pavarësisë?

Spanja së bashku me Rumaninë, Greqinë, Sllovakinë e Qipron, janë 5 nga 27 vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovës, duke krijuar çarje në pozicionin e Brukselit zyrtar karshi Prishtinës.

Konferenca ndërkombëtare "Gërmia Hill".
Konferenca ndërkombëtare "Gërmia Hill".
Spanjolli Xhordi Vaker , drejtor i Fondacionit CIDOB, tha se pak fije shprese mund të ketë në qeverinë e re, që del nga zgjedhjet e së dielës. Por, sërish, sipas Vakerit, shpresa ka të bëjë me zbutje qëndrimi, por jo edhe me njohje.

“Njohja e Kosovës është relativisht pak e popullarizuar. Shumica e popullatës është në favor të mosnjohjes, por shumica e popullit, në fakt nuk është se merret me këtë çështje. Mendoj se Prishtina duhet të bëjë gjëra në dy hapa”.

“Hapi i parë - ta bindë Spanjën që ta ndryshojë pozicionin për mosnjohje, pra ta bëjë më pak agresive dhe më pak obstruktive dhe hapi i dytë - që t’ia ndërrojë qëndrimin. Ne nesër kemi zgjedhjet dhe qeveria e re nuk do ta njohë menjëherë, kjo është përshtypja ime dhe shpresoj të gabohem, por ka mundësi të mirë që të kemi një qëndrim më pak obstruktiv të Spanjës me qeverinë e re”,
tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Xhordi Vaker.

E njëri nga gazetarët anglezë që është marrë kohë të gjatë me Ballkanin dhe Kosovën, Tim Xhudah, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk beson në ndonjë ndryshim të shpejtë të qasjes së pesë shteteve të BE-së, ndaj Kosovës, edhe pse pranon se konferenca si kjo “Gërmia Hill”, mund të kenë ndonjë efekt të vogël.
Sa më shumë njerëz nga këto shtete të vijnë këtu, të flasin me njerëz, aq më shumë do të ketë informata për publikun e këtyre vendeve.


“Sa më shumë njerëz nga këto shtete të vijnë këtu, të flasin me njerëz, aq më shumë do të ketë informata për publikun e këtyre vendeve. Është gjë e vogël, por domethënëse. Megjithatë, nuk shpresoj se do të ketë ndryshime në një plan afatshkurtër”, u shpreh Xhudah.

Por, me një lule nuk çel pranvera, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Sipas selimit, konferenca që u zhvillua për dy ditë me radhë është pjesë e strategjisë gjithëpërfshirëse për lobim.

“Me një lule nuk çel pranvera dhe me një konferencë nuk do t’i kemi 5 njohje të nesërmen, por Ministria e punëve të Jashtme qe tri vjet nuk ka organizuar diçka të tillë. Kjo është pjesë e strategjisë për lobim - përdorimi i diplomacisë publike. Besoj se ndryshimi i atitudës ndaj Kosovës i pesë shteteve evropiane është kur Kosova të tregojë se ne jemi insistues të jemi aty, të bisedojmë me ta, dhe jo të presim mrekulli nga Zoti, të na njohin pa i bërë ne detyrat tona të shtëpisë”, deklaroi Selimi.

Konferenca ndërkombëtare “Gërmia Hill”, që ka për qëllim sensbilizimin e opinionit dhe përdorimin si mjet për këtë, diplomacinë publike, u tha se do të jetë tradicionale.

Në takimin e parë morën pjesë ministra dhe ish-ministra të Jashtëm, si dhe përfaqësues nga mediat e shoqëria civile nga vende të ndryshme botërore.
XS
SM
MD
LG