Ndërlidhjet

Takohen rivalët botërorë


Preisdenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri kinez, Ven Xhiabao, u takuan gjatë ditës në kuadër të një samiti të madh aziatik në qendër të së cilit ishin diskutimet mbi ekonominë.

Takimi, i cili vjen në kohën e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy fuqive botërore, nuk ishte i planifikuar formalisht.

Ai u mbajt në ditën e fundit të turneut nëntë-ditor të Obamas në Azi.

Gjatë këtij turneu, presidenti amerikan themeloi një task-forcë të marinarëve në Australi, ndërsa bëri lëvizje të tjera që cilësohet të sfidojnë rritjen e rolit të Kinës.
XS
SM
MD
LG