Ndërlidhjet

Merkel kërkon zbardhjen e vrasjeve nga “vrasësit e qebapave”


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi të shtunën të hedhet dritë në rastin e vrasjes së dhjetë njerëzve nga një grup i neo-nazistëve.

“Ne nuk do të pushojmë derisa të dalë në shesh e vërteta për këto krime”, tha Merkel në video-mesazhin e saj javor.

“Ne dhe familjet e tyre duam të dimë se kush është fajtor, se a ka pasur bashkëpunëtorë dhe cilat janë lidhjet ndërmjet tyre”, tha ajo duke ngushëlluar familjet e viktimave.

Gjermania aktualisht po përpiqet ta rimëkëmbë vetën pas publikimit të informatave skandaloze për ekzistimin e në rrjeti të neo-nazistëve, i cili besohet të ketë qenë përgjegjës për të paktën tetë raste të pazgjidhura të vrasjes së njerëzve me origjinë turke apo greke.

Në vrasjet, të cilat kanë ndodhur gjatë viteve 2000-2006, besohet të kenë qenë të përfshirë neo-nazistët, të cilët për informatat e tyre rreth veprimtarisë së rrjeteve të këtij lloji, paguheshin nga shërbimet inteligjente të shtetit gjerman.

Këto krime “janë një turp” për Gjermaninë, tha Merkel duke aluduar në faktin që autoritetet përgjegjëse të kenë pasur dijeni për ekzistimin e rrjeteve të tilla.
XS
SM
MD
LG