Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Kajro


Po vazhdojnë përleshjet në Sheshin Tahrir në Kajro pas vdekjes së të paktën dy personave gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve, që nisën në këtë qytetet dhe zona të tjera të shtunën.

Rishfaqja e protestave në Egjipt vjen për shkak të rritjes së pakënaqësive publike për zbatimin e ngadalshëm të reformave dhe për shkak të shqetësimeve që udhëheqësit e përkohshëm ushtarak të vendit do të tentojnë të rimarrin fuqinë në kohën kur politikanët po shqyrtojnë çështjet rreth krijimit të një draft-kushtetute.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA citoi zyrtarët e shëndetësisë të kenë thënë se 676 njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve të së shtunës, gjatë së cilave policia përdori plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë masën.

Sipas raporteve, qindra njerëz janë mbledhur edhe të dielën në Sheshin Tahrir-vendin e protestave historike që çuan në rrëzimin nga pushtetit të Hosni Mubarakut.

Dhuna, që shpërtheu një ditë më parë, pritet të diskutohet gjatë një takimi të kabinetit në Kajro.

Me sloganet “Zyrtarët e ministrisë së brendshme janë banditë”, proestuesit shfaqën frustrimin e tyre me liderët e përkohshëm të shtetit për shkak të përdorimit të gjykimeve ushtarake për civilët dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Shpërthimi i dhunës vjen pak më shumë se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare që pritet të nisin më 28 nëntor.

Ushtria lëshoi, më parë, një deklaratë për mediat shtetërore duke thënë se janë duke i hetuar “rrethanat që shkaktuan incidentet”, ndërsa premtoi rezultatet e para në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG