Ndërlidhjet

Shpërthim në Kinë-mbi dhjetë të vdekur


Si pasojë e shpërthimit në një uzinë kimike në lindje të Kinës kanë vdekur 14 punëtorë, ndërsa janë lënduar pesë të tjerë.

Mediat shtetërore të lajmeve thanë se shpërthimi ka ndodhur të shtunën në një uzinë në krahinën Shandong.

Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se punëtorët ishin duke vazhduar riparimet e kondenzuesit në një minierë të uzinës kur ndodhi shpërthimi.

Sipas agjencisë, gjatë shpërthimit nuk janë lëshuar substanca toksike apo të dëmshme.

Shkaqet e shpërthimit, sipas autoriteteve, janë duke u hetuar.
XS
SM
MD
LG