Ndërlidhjet

Avokatët kundërshtojnë akuzën ndaj ish-presidentës


Avokatët e ish-presidentës së Filipinëve, Gloria Makapagal Arrojo, janë duke u përgatitur për kundërshtimin e arrestimit të saj nën akuzat për mashtrime zgjedhore.

Ferdinand Topakio, njëri nga avokatët e familjes Arrojo, tha se ekipi i ish-presidentës “do të paraqes disa shkresa” duke nga e hëna për të kundërshtuar akuzat për sabotimin e zgjedhjeve.

Arrojo u arrestua të premtën në një spital privat në Manila-vetëm pak orë pas paraqitjes së akuzës nga Komisioni Zgjedhor.

Akuza pamundëson lirimin me kusht, ndërsa mund të çojë në dënimin me burg të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG