Ndërlidhjet

WP: Arabia zgjeron pushtetin – ndikimi i SHBA-ve bie


Ilustrim
Ilustrim
“Washington Post”

Gjatë këtij viti të revoltës së “Pranverës arabe”, Arabia Saudite ka zëvendësuar gjithnjë e më shumë rolin e Shteteve të Bashkuara si fuqi kryesore në Lindjen e Mesme - një rol që duket se do të zgjerohet edhe më shumë në vitet e ardhshme derisa Arabia Saudite do të rrisë shpenzimet ushtarake dhe ekonomike.

Arabia Saudite e përshkruan rolin në rritje të mbretërisë si një reagim, pjesërisht, për të zvogëluar pushtetin e Shteteve të Bashkuara.

Ajo ende i vlerëson marrëdhëniet amerikano-saudite si të vlefshme, por nuk shihen më si përpara si një garantues i sigurisë.

Për këtë, sauditët kanë vendosur se duhet të mbështeten më shumë në veten e tyre dhe të kenë në një grup më të gjerë të miqve që përfshin partnerin e tyre ushtarak, Pakistanin, dhe klientin më të madh të tyre të naftës, Kinën.

Për vëzhguesit e Arabisë, ky ndryshim është i mrekullueshëm. Praktika e vjetër e mbretërisë ishte mbajtja e kokës poshtë, shpërndarja e parave për grupet radikale në përpjekje për të blerë paqen, dhe mbështetja në një ombrellë të ushtrisë amerikane.

Tani, Riadi është më i hapur dhe më i zëshëm në shtyrjen përpara të interesave të veta, sidomos me Iranin sfidues.

Roli i Arabisë ka qenë i qartë në mbështetjen e saj të hapur për përmbysjen e presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit.

Sauditët ishin mbështetës të fortë të vendimit të fundjavës së kaluar për të pezulluar anëtarësimin e Sirisë nga Liga Arabe.

Paraja është gjithmonë burimi më i madh i sauditëve, ndërsa ata po planifikojnë të shpenzojnë me më shumë agresivitet si një fuqi ndërmjetëse rajonale - pothuajse duke dyfishuar forcat e tyre të armatosura gjatë 10 vjetwve të ardhshwm dhe duke shpenzuar të paktën 15 miliardë dollarë në vit në mbështetje të vendeve të dobësuara ekonomikisht nga trazirat e këtij viti.

Zgjerimi i madh ushtarak u njoftua javën e kaluar nga shefi i shtabit gjenerali Husein al-Kubail. Për shkak të "rrethanave", tha ai, sauditët do të shpenzojnë më shumë për të arritur "shkallën më të lartë tw gatishmërisë luftarake".

Për mbikëqyrjen e forcimit të trupave do të jetë një ministër i ri i mbrojtjes, princi Selman bin Abdul-Aziz, i përshkruar nga sauditët si një menaxher i fortë.

Ky thuhet të jetë kontrasti i paraardhësit të tij, Princi Sulltan, i cili vdiq në tetor, pas 48 vjetwsh si ministër i Mbrojtjes.

Burime nga Arabia kanë ofruar një përmbledhje jozyrtare të planit për rritjen e mbrojtjes. Ushtrisë së tashme me 150,000 persona do t’i shtohen edhe 125,000; garda kombwtare do të rritet nga 100,000 në 125,000; marina do të shpenzojë më shumë se 30 miliardë dollarë duke blerë anije të reja dhe raketa; forcat ajrore do të shtojnë 450 deri në 500 aeroplanë dhe Ministria e Brendshme po rrit numrin e policisë dhe forcave speciale.

Dyfishimi i forcave tokësore është pjesërisht një projekt i punësimit, por është edhe një sinjal i besimit të Arabisë.

Lista për blerje e Arabisë është një burim fitimi për tregtarët amerikanë dhe evropianë të armëve.

Blerja e armëve të rënda për Arabinë Saudite ka qenë dobësi për disa dekada. Më interesante është mwnyra e tyre për të ndihmuar regjimet mike për të mbajtur rajonin që të mos shpërthejë në këtë periudhë të jostabilitetit.

Sauditët kanë dhënë 4 miliardë dollarë këtë vit për të ndihmuar Egjiptin, 1.4 miliard për Jordaninë, dhe 500 milionë në vit gjatë dekadës së ardhshme për Bahreinin dhe Omanin. Ata pa dyshim do të japin para edhe, në Siri, Jemen dhe Liban, pas qartësimit të situatës në ato vende të paqëndrueshme.

Në shpenzime, ne kemi dhuruar 15 miliardë dollarë në vit vetëm për të ruajtur paqen," thotë një burim arab, duke shtuar ndihmën ekonomike për fqinjët arabë.

Sauditët flasin me më shumë butësi për Shtetet e Bashkuara sesa disa muaj më parë, pas vizitave tw zëvendëspresidentit Xho Bajden dhe këshilltarit për siguri kombëtare Tom Donilon. Bashkwpunimi i ngushtë ushtarak dhe i inteligjencës vazhdon.

Por, presidenti Obama shihet si një udhëheqës relativisht i dobët që e ka braktisur thirrjen e tij për një shtet palestinez nën presionin izraelit. Shtetet e Bashkuara nuk janë saktësisht “zot” që dështoi,por fuqitë e tyre hyjnore janë sigurisht të dyshuara në Riad.(e.b.)
XS
SM
MD
LG