Ndërlidhjet

Pritet të “ndëshkohen” socialistët


Gjatë një procesi të sotëm zgjedhor, spanjollët pritet t’i largojnë nga pushteti socialistët, të cilët i akuzojnë për situatën katastrofale ekonomike të vendit.

Kryeministri, Hose Luis Rodrigez Zapatero, vendosi të mos garojë për një mandat të tretë në krye të qeverisë meqë është ulur mbështetja publike për të në kohën kur vendi po ballafaqohet me rënien më të madhe ekonomike që njeh historia moderne e Spanjës.

Sipas sondazheve të opinionit, Partia Popullore, e udhëhequr nga Mariano Rajoj, po udhëheq dukshëm.

Votuesit thuhet se janë të mllefosur me socialistët për shkak të dështimit të tyre në parandalimin e rënies ekonomike të vendit, përmirësimi i së cilës do të kërkojë masa të shtrënguara financiare dhe shkurtime në paga e përfitime.
XS
SM
MD
LG