Ndërlidhjet

Ndalohet gazeta iraniane


Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA, njoftoi se gazeta udhëheqëse reformiste e vendit të jetë ndaluar për dy muaj për shkak të “shpërndarjes së gënjeshtrave”.

Nuk u dhanë detaje të mëtejme, por gazeta pro-reformiste “Etemaad” kishte publikuar së fundi një intervistë me Ali Akbar Xhavanfekra-këshilltarin e presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad-intervistë kjo, në të cilën ai kishte kritikuar opozitën konservative të presidentit.

Disa muaj para zgjedhjeve të ardhdhme parlamentare të vendit, që pritet të mbahen në marsin e vitit të ardhëhm, thuhet se janë thelluar dallimet ndërmjet Ahmedinexhadit dhe një varg politikanëve të tjerë.

Gazeta “Etemaad” ishte ndaluar disa herë përgjatë dekadës së kaluar.
XS
SM
MD
LG