Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Egjipt-ndërhyjnë forcat e sigurisë


Forcat e sigurisë së Egjiptit ndërmorrën një aksion në qendër të sheshit në Kajro me qëllim marrjen e kontrollit të zonës në fjalë nga protestuesit, të cilët e kishin vendosur një kamp.

Qindra ushtarë dhe pjesëtarë të policisë thuhet se përdorën gazin lotsjellës, plumbat gome dhe shkopinjtë për t’i larguar mijëra protestuesit nga Sheshi Tahrir-vendin ku kishin nisur protesatat kundër ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Agjencia e lajmeve AP njoftoi se ushtarët dhe policët i kanë ndjekur protestuesit në tërë sheshin duke u rrëzuar tendat dhe plakatet që po bartnin me vete.

Përplasjet e dhunshme ndërmjet protestuesve dhe forcave policore janë duke u zhvilluar që nga e shtuna në Kajro dhe qytete të tjera të Egjiptit, ndërsa raportohet për afro 700 persona të lënduar.
XS
SM
MD
LG