Ndërlidhjet

Siria akuzon Ligën Arabe


Ministri i jashtëm i Sirisë, Valid Al Moalem, akuzoi Ligën Arabe se po përdoret si “mjet” i Perëndimit për ta çuar krizën siriane para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Al Moalem i bëri këto komente pas suspendimit të Damaskut nga Liga Arabe dhe refuzimit të saj për t’i pranuar amandamentet e propozuara në planin për paqe të krijuar nga liga.

Organizata në fjalë pat caktuar ditën e shtunë si afatin e fundit për përmbushjen e planit për paqe nga Siria-plan ky, që kërkon tërheqjen e tankeve të qeverisë nga rrugët, lirimin e të burgosurve politik, ndërprerjen e sulmeve ndaj civilëve dhe lejimin e vëzhguesve në territorin e vendit.

Al Moalem tha se misioni i propozuar vendos “kushte të pamundshme” dhe se u jep vëzhguesve një lloj autoriteti, i cili shkel sovranitetin e Sirisë.

Ai hodhi gjithashtu poshtë zërat që flasin për goditen e një ndërtese qeveritare nga granatat raketore.

Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga muaji mars kur dhe kanë nisur protestat kundër regjimit të Bashar Al Asadit, e deri më sot janë vrarë më shumë se 3 500 njerëz.
XS
SM
MD
LG