Ndërlidhjet

Kina freskon politikat monetare


Zëvendëskryeministri kinez, Vang Kishan, tha se pritet të ndodhë një recesion më i gjatë global dhe se Kina duhet të përqëndrohet në problemet e brendshme.

Sipas agjencisë së lajmeve, Xinhua, Vang kësaj radhe nuk foli për ndonjë ndryshim të madh në politika, por ritheksoi që bankat duhet të jenë më fleksibile në huadhënien për sektorin agrar dhe firmat e vogla.

Banka Qendrore e Kinës, e cila në raste të caktuara është e obliguar t’i raportoj Vangut, shprehu në javën e kaluar gatishmërinë e saj për të përmirësuar politikat monetare nëse paraqitet nevoja.
XS
SM
MD
LG