Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Fituesi i zgjedhjeve thotë të mos priten mrekulli


Lideri i Partisë Popullore të Spanjës, Mariano Rahoj, që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Spanjës, thotë se nuk duhet të priten “mrekulli”, kur qeveria e tij e re të përpiqet ta largoj Spanjën nga kriza e ashpër ekonomike.

Ai këto komente i bëri mbrëmë vonë, pasi rezultatet e zgjedhjeve tregonin se Partia Popullore e tij, që është parti e qendrës së djathë, fitoi shumicë absolute në parlament, duke e përfunduar epokën e qeverisjes së Partisë Socialiste.

Pritet që Partia Popullore do t’i ketë 186 në Parlamentin me 350 vende, që është shumica më e madhe e arritur nga ndonjë parti në Spanjë, gjatë tri dekadave të kaluara.

Nga ana tjetër socialistët fituan 29% të votave në zgjedhjet e djeshme të përgjithshme, duke fituar 110 vende në parlament.
XS
SM
MD
LG