Ndërlidhjet

Nju Jork: Arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm


Zyrtarët në Nju Jork kanë njoftuar për arrestimin e një personi, i dyshuar për komplot për sulme të stilit terrorist me bombë ndaj ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, të kthyer nga Iraku dhe Afganistani.

Këtë person, zyrtarët e kanë identifikuar si Hoze Pimentel, 27 vjeçar, shtetas amerikan, që ishte i lindur në Republikën Dominikane.

Prefekti i Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, e përshkruajti të dyshuarin, që ishte arrestuar të shtunën në lagjen Menhetën, si “sipmatizues të al-Kaidës”, por tha se qartaz ai nuk kishte kontakte direkte me anëtarët e rrjetit terrorist.

Zyrtarët thanë se hetuesit besojnë se i dyshuari kishte marrë instruksione për prodhimin e bombës gypore nga një revistë e publikuar nga al-Kaida në Gadishullin Arab.
XS
SM
MD
LG