Ndërlidhjet

Arrestohet simpatizuesi i Al Kaidës


Hoze Pimentel
Hoze Pimentel
Zyrtarët në Nju Jork kanë njoftuar për arrestimin e një personi, i dyshuar për komplot për sulme të stilit terrorist me bombë ndaj ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, të kthyer nga Iraku dhe Afganistani.

Këtë person, zyrtarët e kanë identifikuar si Hoze Pimentel, 27-vjeçar, shtetas amerikan, i lindur në Republikën Dominikane.

Prefekti i Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, e përshkroi të dyshuarin që ishte arrestuar të shtunën në lagjen Menhetën, si “sipmatizues të Al Kaidës”, por tha se ai nuk kishte kontakte direkte me anëtarët e rrjetit terrorist.

Hetuesit besojnë se i dyshuari kishte marrë instruksione për prodhimin e bombës gypore nga një revistë e publikuar nga Al Kaida në Gadishullin Arab.(f.b.)

XS
SM
MD
LG