Ndërlidhjet

SHBA dhe Kosova nënshkruajnë Memorandum të mirëkuptimit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, sot do të nënshkruajnë një Memorandum të mirëkuptimit, me të cilin administrata e Shteteve të Bashkuara e thekson përkushtimin për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës, në ndërmarrjen e reformave, që mëtutje e zgjerojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë përmirësimet në menaxhmentin dhe kapacitetet teknike në administratën tatimore, promovimin e partneritetit publiko-privat për financimin e infrastrukturës publike, e të tjera.

Mëtutje, siç njofton Ambasada amerikane në Prishtinë, këto reforma do të ndërmerren në partneritet ndërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) dhe ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe agjencive relevante.
XS
SM
MD
LG