Ndërlidhjet

Bangladesh: Hapet procesi për krime të luftës


Procesi i parë për të dyshuarit për krime të luftës në luftën për pavarësi të Bangladeshit, kundër Pakistanit, ka filluar në kryeqytetin Daka.

Delavar Hosain Sajedi, një figurë e lartë në partinë Xhamat e Islam, ballafaqohet me akuza përfshirë gjenocid, dhunim dhe persekutim fetar, lidhur me luftën e vitit 1971.

Tribunali special do t’i gjykoj të akuzuarit nga Bangladeshi, për bashkëpunim me forcat e Pakistanit, të cilat ishin përpjekur ta pengojnë Bangladeshin, që të mos bëhet shtet i pavarur.

Deri në vitin 1971, Bangladeshi quhej Pakistani Lindor, kur shpërtheu lufta nëntëmujore për ndarje.
XS
SM
MD
LG