Ndërlidhjet

Egjipt: Në përleshjet në Kajro – 20 të vrarë


Ministria e shëndetësisë e Egjiptit thotë se së paku 20 vetë janë vrarë prej të dielës, derisa përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve vazhdojnë.

Protestuesit po kërkojnë tranzicion më të shpejtë në qeverisjen civile.

Pamjet televizive tregojnë se protestuesit, që gjuajnë me gurë, ballafaqohen me qindra policë, që përdorin gaz lotsjellës dhe plumba të gomës, sot në Sheshin Tahrir të Kajros.

Ministria nuk ka specifikuar nëse ndër të vrarët dhe të plagosurit ishin protestuesit, ose nëse në të dhëna janë të përfshirë policët dhe ushtarët.

Sheshi Tahrir ishte qendër e protestave të muajit shkurt, që e përmbysën regjimin më se 30 vjeçar të ish presidentit Hosni Mubarak.

Dhuna e fundjavës ishte më e ashpra prej përmbysjes së Mubarakut, dhe bëhet para 28 nëntorit, kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Protestuesit e akuzojnë udhëheqjen e përkohshme ushtarake se po synon mbajtjen e pushtetit, edhe pasi të zgjedhet qeveria civile.

Ushtria i kundërshton planet e këtilla.
XS
SM
MD
LG