Ndërlidhjet

Pakistan: Persona të armatosur i vranë 14 ushtarë


Ushtria e Pakistanit thotë se persona të armatosur sot i kanë vrarë 14 pjesëtarë të saj, në një pritë në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.

Ushtria tha se sulmi kishte ndodhur derisa konvoji udhëtonte për në provincën Baluçistan.

Grupi militant Baluçi, ose Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Një zëdhënës i këtij grupi tha se janë vrarë 40 ushtarë.

Këta militantë për dekada po udhëheqin luftë kryengritëse kundër qeverisë, duke kërkuar më tepër pavarësi dhe më tepër pjesëmarrje në burimet natyrore të provincës.
XS
SM
MD
LG