Ndërlidhjet

Haxha paralajmëron dorëheqjen


Kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka paralajmëruar dorëheqjen, njoftoi departamenti për komunikim i PTK-së përmes një komunikate për media.

“Kryeshefi ekzekutiv i PTK –së pas një menaxhimi të suksesshëm të PTK, për tri vitet e kaluara për shkaqe të zvogëlimit të hapësirës së veprimit dhe pengesave për realizimin e vizionit të tij për zhvillimin e korporatës, ka paralajmëruar dorëheqjen nga udhëheqja e mëtutjeshme e PTK”, thuhet në komunikatë.

Haxha është në mesin e pesë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Prokuroria Speciale e Kosovës-aktakuzë kjo, e ngritur kah mesi i këtij viti.

EULEX-i kishte bërë të ditur atëkohë se aktakuza të jetë ngritur lidhur me një hetim rreth marrëveshjes për Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual (ORRMV) në mes të PTK-së dhe Dardafon dhe transferimin e mëvonshëm të licencës për Dardafon.net në vitin 2008 dhe 2009.
XS
SM
MD
LG