Ndërlidhjet

Poloni: Diplomati rus u zu 15 herë i dehur pranë timonit


Policia e Polonisë thotë se konsulli rus është zënë 15 herë duke e drejtuar veturën i dehur, por nuk ishte dënuar për shkak se ka imunitet diplomatik.

Një zëdhënës i policisë tha se konsulli, emri i të cilit nuk është publikuar, ishte kontrolluar lidhur me alkool dhe ishte gjetur se ai i kishte tre gramë të alkoolit në gjakun e tij, derisa kufizimi është 0.2 gram për një litër gjak. Ai ishte kontrolluar në qytetin Gdansk.

Policia e ftoi një shofer që ta largoj diplomatin.
XS
SM
MD
LG