Ndërlidhjet

Jep dorëheqjen qeveria në Egjipt


Kabineti i tërë i Egjiptit dha dorëheqjen pasi protestat e dhunshme në Sheshin Tahrir të Kajros hynë në ditën e tretë.

Zëdhënësi i kabinetit, Mohamed Hegazi, tha se qeveria e kryeministrit, Esam Sharaf, ka dorëzuar dorëheqjen te Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura të Egjiptit.

Hegazi tha se qeveria “do ta vazhdojë punën” derisa dorëheqja të pranohet nga regjimi ushtarak i vendit.

Qeveria e Sharafit ishte kritikuar për joefikasitet dhe nënshtrim ndaj regjimit ushtarak.

Kritikat erdhën prej një varg politikanësh egjiptian.

Si pasojë e përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë thuhet se brenda tri ditëve të fundit kanë vdekur mbi 20 njerëz, ndërsa janë lënduar mijëra të tjerë.
XS
SM
MD
LG