Ndërlidhjet

Kritikojnë draft-rezolutën e OKB-së


Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara denoncoi një draft-rezolutë të OKB-së, e cila dënon qeverinë e Sirisë për shtypjen e dhunshme të protestave anti-qeveritare.

Ambasadori sirian, Bashar Xhafari, e quajti dokumentin në fjalë një “deklaratë për luftë” kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, ndërsa akuzoi shtetet evropiane-përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, se po vuajnë nga “Sirio-fobia”.

Ai tha se rezoluta është hartuar “për të nxitur një luftë diplomatike, politike dhe mediale” ndaj Sirisë.

Gjermania ia dorëzoi komitetit për të drejtat e njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së draftin rreth çështjes së Sirisë, i cili pritet të votohet gjatë ditës.

Draft-rezoluta ka diku 60 bashkësponzorë-në mesin e tyre edhe Arabia Saudite, Katari, Jordania, Maroko, Bahrejni dhe Turqia.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se janë vrarë më shumë se 3 500 njerëz që kur ka nisur shtypja e protesatve në muajin mars.
XS
SM
MD
LG