Ndërlidhjet

Përplasen në qëndrimet rreth sanksioneve ndaj Iranit


Rusia dënoi sanksionet e reja të disa shteteve perëndimore ndaj Iranit.

Ministria e jashtme ruse, përmes një deklarate për media, tha se sanksionet rrezikojnë humbjen e një shansi për dialog me Iranin.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja paralajmëruan të hënën sanksione të reja ndaj Teheranit zyrtar që thuhet se do të kenë në shënjestër sistemin bankar dhe atë të energjisë së vendit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se masat e reja paraqesin “një ringritje të rëndësishme të presionit ndaj Iranit”.

“Ndikimi (i presionit ndërkombëtar) vetëm do të rritet derisa liderët e Iranit vendosin që të ndërrojnë kursin dhe t’i përmbushin kriteret ndërkombëtare dhe më lejoni të sqaroj: Me aksionet e sotme nuk janë shterrur mundësitë tona për ta sanksionuar Iranin. Ne po vazhdojmë në mënyrë aktive të marrim parasysh një varg masash më agresive”, tha Klinton.

Në ndërkohë, në një deklaratë për media, presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Irani “ka zgjedhur rrugën e izolimit”, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të mendojnë për mënyra të tjera presioni ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG