Ndërlidhjet

Iranit s’i bëjnë përshtypje sanksionet shtesë


Autoritetet iraniane deklaruan se sanksionet e reja të shteteve perëndimore ndaj programit bërthamor të Iranit nuk do të kenë ndikim.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, tha në një konferencë për media se sanksionet nuk përbëjnë asgjë më shumë “se sa një propagandë të luftës psikologjike”.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja paralajmëruan të hënën sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Sanksionet synojnë të rrisin presionin ndaj Iranit pas publikimit të një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, sipas të cilit në Iran janë gjetur indikacione rreth përpjekjeve për krijimin e armëve bërthamore.

Teherani zyrtar, ndërkaq, pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht paqësore.
XS
SM
MD
LG