Ndërlidhjet

logo-print

Udhëton në Tripoli për çështjen e djalit të Gadafit


Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Luis Moreno-Okampo, pritet të qëndrojë në Tripoli për të zhvilluar bisedime me autoritetet e Libisë pas arrestimit të ish-shefit e sigurisë së shtetit, Abdullah al Senusi dhe Saif Al Salamit, të birit të ish-presidentit të vrarë, Muamer Gadafi.

Këshilli Kombëtar Tranzicional njoftoi se do ta preferonte gjykimin e Saif Al Salamit dhe Senusit në një gjykatë vendore se sa në në atë ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime lëshoi më 27 qershor një urdhër-arrest për Gadafin, të birin e tij, Saif Al Salam, dhe shefin e sigurisë, Al Senusi, me akuzën për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit gjatë përpjekjeve për shtypjen e revoltave të përgjakshme në Libi.
XS
SM
MD
LG