Ndërlidhjet

Valë e re e arrestimeve në Turqi


Policia turke bëri të ditur se ka burgosur dhjetëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me rebelët kurdë.

Raportet e mediave turke thonë se janë arrestuar deri në 70 njerëz gjatë bastisjeve në disa qytete-përfshirë Dijarbakirin, Stambollin, Izmirin dhe Bursan.

Të burgosurit akuzohet se kanë lidhje me partinë ilegale kurde-Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Qindra njerëz janë arrestuar në Turqi gjatë viteve të fundit me akuzat e ngjashme.

Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë që kur partia kurde nisi aksionet e saja në vitin 1984.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e listojnë këtë parti në mesin e organizatave terroriste.
XS
SM
MD
LG