Ndërlidhjet

Janukoviq thotë se Julia do të trajtohet jashtë burgut


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, tha sot se liderja e burgosur e opozitës, Julia Timoshenko, do të marrë trajtimin mjekësor në Kiev jashtë burgut të saj brenda dy ditëve të ardhshme.

Deklarata e Janukoviqit erdhi në mes të shqetësimeve në rritje lidhur me shëndetin e ish kryeministres.

Avokatja ukrainase e popullit, Nina Karpaqeva, tha të hënën se Timoshenko ka probleme “jashtëzakonisht serioze” me shëndetin, prandaj duhet t’i jipet trajtim mjekësor jashtë burgut.

Karpaqeva tha se kishte vizituar Timoshenkon në burgun e saj në Kiev, dhe ishte shokuar kur ka kuptuar se ajo ishte shumë e dobët për t’u ngritur nga shtrati.
XS
SM
MD
LG