Ndërlidhjet

Egjipt: Kreu i këshillit suprem do të japë deklaratë


Kreu i këshillit ushtarak në pushtet në Egjipt, Field Marshal Husen Tantavi pritet t'i drejtohet popullit me një deklaratë sot më vonë.

Ky njoftim u bë në televizonin shtetëror, ku poashtu u tha se këshilli ka filluar bisedimet me një numër të politikanëve, në përpjekje për të zbutur krizën.

Zyrtarët kanë njoftuar se së paku 24 persona janë vrarë dhe më shumë se 1200 janë plagosur në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë që nga e shtuna.
XS
SM
MD
LG