Ndërlidhjet

logo-print

Pritet të rifillojnë bisedimet për rajonin e Transdniesterit


Kryeministri Moldavisë tha sot se bisedimet mbi rajonin separatist të Transdniesterit pritet të rinisin javën e ardhshme në Lituani.

Zyra e Vlad Filatit, njoftoi se ai dhe udhëheqësi separatist, Igor Smirnov vendosën të hënën për të rifilluar bisedimet pas një takimi në qytetin Tighina.

Takimi i së hënës ishte ndërmjetësuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Diskutimet mbi statusin e Transdniesterit u pezulluan në vitin 2006.

Transdniesteri u shkëput nga Moldavia në vitin 1990 dhe bëri një luftë me forcat moldave në vitin 1992 që la 1500 të vdekur.
XS
SM
MD
LG