Ndërlidhjet

logo-print

I biri i Gadafit mund të gjykohet në Libi


Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Luis Moreno-Okampo tha se djali i kapur i Muamer Gadafit mund të gjykohet në Libi, ku ai mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor.

Ai i bëri këto komente në Tripoli, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë libianë nga Këshilli Kombtar Kalimtar.

Ky këshill, ka thënë se dëshiron që i biri i Gadafit, Seif al-Islam dhe ish shefi i sigurisë, Abdullah al-Senusi të gjykohen në Libi, më shumë se në Hagë.

Moreno-Okampo u tha gazetarëve në Tripoli se Gjyakta Ndërkombtare është e gatshme të ndihmojë autoritetet libiane:

“Saif u kap, kështu që ne jemi këtu për të siguruar bashkëpunimin. Në muajin maj, ne kemi kërkuar një urdhër arrest sepse libianët nuk mund të bënin drejtësi në Libi. Tani libianët kanë vendosur të bëjnë drejtësi, ata mund të bëjnë drejtësi dhe ne do t’u ndihmojmë”.

Gjykata Ndërkombtare me 27 qershor pati lëshuar urdhër arreste kundër Gadafit, birit të tij dhe shefit të tij të sigurisë, për krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG