Ndërlidhjet

Bosnjë: Gjykata dënon dy persona për krime lufte


Një gjykatë në Bosnjë sot ka shpallur fajtorë dy ish oficerë të ushtrisë boshnjake për trajtim çnjerëzor të kroatëve në një kamp-burg gjatë kohës së luftës.

Nisvet Gasal, që drejtonte kampin në qytetin boshnjak Bugojno, u dënua me gjashtë vite, ndërsa ish komandanti i policisë, Senad Dautoviq do të burgoset për 13 vite.

Gjykata tha se më shumë se 300 kroatë, ishin burgosur në vitet 1993-1994 në këtë kamp, ku ata “rregullisht i nënshtroheshin trajtimit jonjerëzor”.
XS
SM
MD
LG