Ndërlidhjet

Buzek: “BE duhet të aprovojë kandidaturën e Serbisë”


Kreu i parlamentit evropian, Jirzhi Buzek, ka thënë sot se Bashkimi Evropian duhet të aprovojë kandidaturën e Serbisë në mbledhjen e dhjetorit.

"Në dhjetor ne duhet të vendosim ta pranojmë Serbinë si kandidate dhe t’i japim një shenjë se jemi afër tyre dhe se do të dëshironim t’i mbështesnim”, u tha presidenti i parlamentit evropian reporterëve në Helsinki.

Një samit i Këshillit Evropian pritet të mbahet më 9 dhjetor për të diskutuar çështjen e zgjerimit të BE-së dhe mund t’i japë dritën e gjelbërt Serbisë për statusin e kandidatit.

Ndërsa bisedimet zyrtare për kandidaturë mund të marrin deri në një vit, Buzek theksoi rëndësinë e njohjes së reformave të vështira që Serbia ka zbatuar.

Në anën tjetër, në një konferencë të ndarë në Helsinki, ministri finlandez për çështje të BE-së, Aleksander Stub, ka reaguar ndaj komenteve të Buzekut, duke thënë se Finlanda e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian por vetëm atëherë kur përmbushen kriteret.

“Ka sigurisht pyetje të pazgjidhura të cilat duhet të zgjidhen para se negociatat të mund të nisin. Njëra prej tyre është e lidhur me Kosovën”, tha Stub.
XS
SM
MD
LG