Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara dënojnë dhunën në Siri


Kombet e Bashkuara kanë dënuar fuqimisht Sirinë për dhunën e vazhdueshme dhe vdekjen e më shumë se 3500 njerëzve pas 8 muaj trazirash.

Komiteti për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, ka votuar me 123 vota për adoptimin e një rezolute të sponsorizuar nga disa shtete, “që dënon fuqimisht shkeljen e rëndë dhe sistematike të të drejtave të njeriut nga autoritetet siriane:.

Rezoluta përmend shkeljet e tilla si: ekzekutime arbitrare, përdorimin e tepruar të forcës, vrasjen dhe persekutimin e protestuesve dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, arrestimeve arbitrarë dhe torturës e keqtrajtimit të të paraburgosurve, duke përfshirë edhe fëmijët.

Kjo rezolutë i bën thirrje qeverisë së presidentit, Bashar al-Asad të përfundojë “pa vonesë” të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut, të mbrojë popullin dhe të plotësoj obligimet e veta sipas ligjin nderkombtar.

Komiteti për të drejtat e njeriut do ta dërgojë këtë rezolutë te 193 vendet antare për një votim përfundimtar.

Përfaqsuesi i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar Jafai, ka kundërshtuar adoptimin e kësaj rezolute, duke akuzuar shtetet që e kanë sponsorizuar se po e shfrytëzojnë këtë mundësi për të quar përapara qëllimet e tyre politike dhe për ta shantazhuar vendin e tij.
XS
SM
MD
LG