Ndërlidhjet

Kryeministri i Libisë shpall kabinetin e ri


Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Abdel Rahim al-Kib, njoftoi sot kabinetin e tij të ri, pasi u miratua nga Këshilli Kombëtar Kalimtar.

Qeveria e përkohshme do të qojë vendin e pasur me naftë në zgjedhje për një kongres kombëtar deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.

Që nga përmbysja e regjimit të Muamer Gadafit në gusht, udhëheqësit e rinj të Libisë janë duke luftuar për të forcuar kontrollin e tyre mbi vendin dhe për të filluar ndërtimin e institucioneve shtetërore.
XS
SM
MD
LG