Ndërlidhjet

Egjipt: Këshilli shprehet i gatshëm për transferim pushteti


Këshilli ushtarak në Egjipt ka njoftuar se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në fund të qershorit.

Kreu i këtij këshilli, Field Marshal Muhamed Husein Tantavi, tha se ka pranuar dorëheqjen e kabinetit dhe se zgjedhjet parlamentare do të mbahen javën e ardhshme.

Tantavi gjithashtu tha se këshilli ishte i gatshëm të mbajë një referendum për transferimin e menjhëhershëm të pushtetit tek autoritetet civile, nëse njerëzit e dëshirojnë një gjë të tillë.

Ndërkohë, dhjetra mijëra njerëz kanë vazhduar të dalin në sheshin Tahrir për të kërkuar përfundimin e udhëheqjes ushtarake dhe dorëzimin e pushtetit në dorë të civilëve.

Shumë prej tyre duke se refuzonin njoftimet e Tantavit, duke thënë “ne nuk do të largohemi, ai largohet”.
XS
SM
MD
LG