Ndërlidhjet

logo-print

Saleh arrin në Arabinë Saudite


Televizioni shtetëror njoftoi se presidenti jemenas, Abdullah Saleh Ali, ka arritur në Arabinë Saudite për të nënshkruar një marrëveshje të transferimit të pushtetit me ndërmjetësimin e shteteve arabe, si mënyrë për të zgjidhur krizën e vendit të tij.

Televizioni njoftoi se Salehi ka arritur sot në Riad, por nuk u bë e ditur se kur do të nënshkruhet marrëveshja.

Sipas marrëveshjes, Salehi që ka qenë në krye të Jemenit për 33 vite, pritet ta transferojë pushtetin te zëvendësi i tij, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Dhjetra mijëra protestues kanë protestuar gjatë këtyre muajve për doëheqjen e Salehit, ndërsa thuhet se në këto protesta qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG