Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Siri


Aktivistët sirianë thonë se të paktën 28 civilë u raportuan të vrarë dje.

Sipas aktivistëve dhuna ka ndodhur në qytetet qendrore, Hama dhe Homs, në qytetin lindor Deir el-Zour dhe nëpër vende të tjera.

Dhuna erdhi pikërisht në ditën kur komiteti për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, ka votuar me 123 vota për adoptimin e një rezolute të sponsorizuar nga disa shtete, “që dënon fuqimisht shkeljen e rëndë dhe sistematike të të drejtave të njeriut nga autoritetet siriane".

Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 3500 njerëz janë vrarë në protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad në Siri.
XS
SM
MD
LG