Ndërlidhjet

logo-print

Emërohet ambasadorja e re e Pakistanit në SHBA


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani sot ka emëruar ish ministren e informimit Sheri Rehman, si ambasadoren e re të këtij vendi në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar për këtë zhvillim, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Rehman do të zëvendsojë Husain Hakanin, i cili dha dorëheqje të marten në mes të akuzave se kishte dërguar një kërkesë për ndihmë amerikane për kontroll të ushtrisë së fuqishme të vendit të tij.

Rehman është një emër i rëndësishëm në partinë politike pakistanze në pushtet.
XS
SM
MD
LG