Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje në sheshin Tahrir të Egjiptit


Policia egjiptiane është përpleshur me protestuesit anti-qeveritarë në Kairo, për të pestën ditë me radhë, njofton agjencia e lajmeve AP.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë njoftuar se numri i të vrarëve gjatë trazirave të fundit ka arritur në 38.

Dhjetëra mijëra protestues në sheshin Tahrir e kanë hedhur poshtë ofertën e regjimit ushtarak të Egjiptit për të përshpejtuar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Protestuesit duan që pushteti në Egjipt t'i transferohet një këshilli të përkohshëm civil.
XS
SM
MD
LG