Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë mohojnë armëpushimin


Një zëdhënës i talebanëve pakistanezë ka mohuar se grupi ka rënë dakord për një armëpushim dhe është në bisedime me qeverinë.

Ky njoftim nga agjencia e lajmeve Associated Press, erdhi sot kur zyrtarët njoftuan se në një sulm të një stacioni policor në Pakistanin veriperendimor, u vranë dy policë.

Raporti citon zëdhënësin e talibanëve, Ehsanullah Ehsan duke marrë përgjegjsinë për këtë sulm, ku katër të tjerë u lënduan.

Gjithashtu raportohet se militantët kanë rrëmbyer armë dhe uniforma të policëve para se të iknin nga vendngjarja.
XS
SM
MD
LG