Ndërlidhjet

Bjellorusi: Kërkohen 5 vite burg për Ales Bialjatskin


Prokurorët në Bjellorusi sot kanë kërkuar pesë vite burg të sigurisë së lartë për një aktivist të të drejtave të njeriut që u arrestua nën akuzën për evazion fiskal.

Kryeprokurori në këtë rast kërkoi gjithashtu që Ales Bialjatskit, kreut të grupit për të drejtat e njeriut Vyasna, t’i mirret prona e tij, për hapjen e llogarive bankare jashtë vendit, pas ndalimit të grupit Vyasna në Bjellorusi.

Bialjatski u arrestua më 4 gusht, pasi autoritetet morën informacion nga Lituania dhe Polonia në lidhje me llogaritë bankare që ai mbajti në vendet e tyre për të mbështetur punën e tij në shtëpi.

Grupi Vyasna, e humbi regjistrimin zyrtar në vitin 2003 pasi ngacmohej vazhdimisht nga autoritetet në Bjellorusi, duke u detyruar kështu të mbajë zyrat e saj dhe financat jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG