Ndërlidhjet

Timoshenko kthehet në burg pas kontrollit mjekësor


Ish kryeministrja e burgosur ukrainase, Julia Timoshenko, është dërguar në spital sot për një kontrollë mjekësore, pas ankesave rreth shëndetit të saj.

Por shërbimi i burgut ka njoftuar se ajo është rikthyer sërish pasi mjekët nuk kanë gjetur ndonjë sëmundje të rrezikshme për jetën.

Timoshenko është dënuar në tetor me shtatë vite burg për abuzim të pushtetit, ndërsa ajo mohon të ketë bërë një gjë të tillë.

Mbështetësit e Timoshenkos thonë se ajo nuk ka qenë në gjenjde të zgjohet nga shtrati për javë të tëra.
XS
SM
MD
LG