Shefi i Gjykatës Ndërkombtare për Krime, Luis Moreno-Okampo, ka thënë sot se qeveria e re e Libisë ka të drejtën të gjykojë Saif al-Islamin të birin e diktatorit Muamer Gadafi.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Tripoli, Okampo tha se është e rëndësishme për Libinë që Saif al-Islami të gjykohet brenda Libisë.
"Libia tani ka ngritur qeverinë e vet të re dhe ata kanë të drejtën të gjykojnë Saif al-Islamin dhe Abdulah al-Senusin këtu. Në pajtueshmëri me rregullat tona primatin e ka sistemi kombtar. Nëse ata kryejnë procedurën, gjykata nuk do të ndërhyjë”, tha Luis Moreno-Okampo.
Megjithatë, ai shtoi se do të jenë aty për t’i ndihmuar autoritetet libiane.