Ndërlidhjet

logo-print

Prokurorët gjermanë mbyllin hetimet ndaj ish ministrit të mbrojtjes


Prokurorët gjermanë kanë hequr dorë nga rasti kundër ish ministrit gjerman të mbrojtjes, Karl-Theodor zu Gutenberg, pasi ka paguar gjobën prej 20,000 eurosh.

Zoti Gutenberg ka dhënë dorëheqje në mars të këtij viti, pas dyshimeve të ngritura për plagjiaturë në punimin e doktoraturës së tij.

Aristokrati 39 vjeçar, ishte ndër ministrat më të popullarizuar të qeverisë Merkel.

Në Gjermani, është e zakonshme që hetimet të mbyllen në këmbim me një gjobë monetare, atëherë kur prokurorët vendosin se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të provuar akuzat.

Shumën prej 20,000 eurosh Gutenberg ia pagoi një organizate bamirëse që kujdeset për të sëmurët me kancer.
XS
SM
MD
LG