Ndërlidhjet

Iran: Hartohet rezolutë kundër ambasadorit britanik


Ligjvënësit iranianë sot hartuan një projekt-ligj urgjent duke i bërë thirrje ministrisë së jashtme për të dëbuar ambasadorin britanik në Teheran, pasi Britania vendosi sanksione të reja ndaj Iranit mbi programin e diskutueshëm bërthamor.

Ky projekt-ligj do të rishikohet përpara se të votohet nga parlamenti të dielen. Nëse kalon do të ulte nivelin e marrëdhënieve diplomatike në nivelin “i ngarkuar me punë”.

Britania këtë javë ka njoftuar se do të ndërprejë të gjitha lidhjet financiare me bankat iraniane, një lëvizje që ka për qëllim shtimin e presionit ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG