Ndërlidhjet

logo-print

Kriza e eurozonës edhe në Gjermani?


Sot Gjermania përjetoi shitjen më të keqe të bonove të saj që nga futja e euros në përdorim, ndërsa investitorët janë duke u bërë gjithnjë e më të shqetësuar për stabilitetin e eurozonës.

Agjencia e financave e cila lëshon bonot tha se Gjermania ishte në gjendje të vendosë vetën 3.6 miliardë euro të obligacioneve 10-vjeçare nga 6 miliardë eurot që ajo kishte shpresuar të shiste te investitorët.

Kjo do të thotë që Banka Qendrore është dashur t’i marrë 39 përqind të mbetura.

Gjermania është ekonomia më e fortë në mesin e 17 antarëve të eurozonës, dhe disa analistë kanë thënë se zhgënjimi i sotëm mund të jetë një shenjë që kriza e borxheve po shpërndahet drejt bërthamës së eurozonës.
XS
SM
MD
LG