Ndërlidhjet

Vazhdojnë trazirat në Kajro

  • RFE /RL

Kajro, 23 nëntor 2011.

Kajro, 23 nëntor 2011.

Policia egjiptiane është përpleshur me protestuesit anti-qeveritarë në Kajro, për të pestën ditë me radhë, njofton agjencia e lajmeve AP.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve gjatë trazirave të fundit, ka arritur në 38.

Dhjetëra-mijëra protestues në sheshin Tahrir e kanë hedhur poshtë ofertën e regjimit ushtarak të Egjiptit, për të përshpejtuar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Protestuesit duan që pushteti në Egjipt t'i transferohet një këshilli të përkohshëm civil.

Lexoni edhe këto:
Egjipt: Protestuesit kërkojnë marshin “1-milionësh”
Egjipt: Valë e re e dhunës



XS
SM
MD
LG